About Me

Unë jam një video krijues pasionant që kam specializuar në krijimin e skenave të mrekullueshme me dronë, me përvojë të gjatë në përdorimin e dronëve FPV dhe dronëve cinema, unë kap momente të pabesueshme nga lartësitë dhe ne vende ekstrem te ngushta, që i bëjnë videot e mia të dallohen.
Përveç përdorimit të dronëve të avancuar, unë gjithashtu ndërtoj vetë dronë FPV, duke më lejuar të krijoj skena unike dhe inovative që janë të përshtatura për çdo projekt.
Kam punuar si freelancer për shumë projekte të ndryshme, duke përfshirë video muzikore, reklama, dhe filmime dokumentaresh, nje nder to eshte dokumentari per NATIONAL GEOGRAPHIC.
Çdo projekt që ndërmarr është një mundësi për të sjellë një perspektivë të re dhe kreative, duke siguruar që klientët e mi të marrin rezultatin më të mirë të mundshëm.
Nëse kërkoni pamje të jashtëzakonshme nga ajri për projektin tuaj të ardhshëm, unë jam këtu për t’ju ndihmuar të realizoni vizionin tuaj me profesionalizëm dhe përkushtim të plotë.